Moyes ankohet zvarritjen e transferimit të Rice te Arsenal

Futboll

Moyes ankohet zvarritjen e transferimit të Rice te Arsenal

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 18:38
Moyes e Rice

Trajneri i West Hamit, David Moyes, është ankuar për zhagitjen e bashkimit të Declan Rice te Arsenal, duke thënë se ai nuk mund të planifikojë asgjë derisa të përfundojë transferimi i kapitenit.

Një marrëveshje prej 105 milionë funtesh për mesfushorin anglez u ra dakord me Arsenalin dhjetë ditë më parë, por ai është ende zyrtarisht një lojtar i West Ham.
Rice nuk është pjesë e skuadrës së West Ham për turneun në Australi bashkë me Perth Glory dhe Tottenham Hotspur.

"Derisa të jetë bërë, ne nuk mund të planifikojmë vërtetë asgjë. Të gjithë e dinë situatën. Ne presim që diçka të ndodhë", ka thënë Moyes. 

Edhe ish-trajneri i Chelseas, Frank Lampard ka treguar dje se donte të nënshkruante me Declan Rice, duke besuar se mesfushori mund të ishte kapiteni afatgjatë i skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat