FC Ferizaj feston 100 vjetorin, veteranët organizojnë turne

Futboll

FC Ferizaj feston 100 vjetorin, veteranët organizojnë turne

Nga: K.G.. Më: 14 korrik 2023 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Gjithçka është gati për turneun e veteranëve, ku do të kremtohet 100 vjetori i themelimit të klubit të futbollit Ferizaj.

Organizatorët thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë ngjarje të madhe, përveç që do të kremtohet 100 vjetori i klubit edhe 150 vjetori i themelimit të qytetit. 

“Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të KF Ferizaj dhe 150-vjetorit të qytetit tonë, ne do të organizojmë turneun ceremonial për veteranët e futbollit.  

Turneu në fjalë, që padyshim se do të mbledhë shumë futbolldashës, do të zhvillohet me datë 15 korrik 2023, duke filluar nga ora 16:00.

Ekipet e ftuara dhe që njëkohësisht e kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë: KF Ferizaj Veteranët; KF Bashkimi Veteranët -  nga Kumanova; Reprezentacioni i Veteranëve të Kosovës dhe KF Drenica Veteranët”, njofton kryesia e KF Ferizaj Veteranët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat