Klubi gjerman kthen prozhektorët nga ish-lojtari i Romës

Futboll

Klubi gjerman kthen prozhektorët nga ish-lojtari i Romës

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 22:50
Logo e FC Leipzig

Klubi i Leipzig ka gati goditjen e radhës në merkato.

Pasi transferoi për shifrën e 40 milionë eurove sulmuesin Lois Openda nga Lens, gjermanët po përgatisin një tjetër lëvizje për repartin ofensiv.

Tashmë në shënjestër është Nicolo Zaniolo që kërkon të rikthehet në nivelet e rëndësishme europiane pas aventurës në Turqi me Galatasarayn.

Ish-lojtari i Romës është i hapur për një aventurë në Bundesliga, megjithatë Leipzig fillimisht duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin turk. Kontaktet e para mes palëve kanë nisur me Leipzig që synon të kuptojë mirë pretendimet e Galatasarayt në lidhje me Zaniolon teksa turqit e kanë 24-vjeçarin nën kontratë deri në vitin 2027.

Kujtojmë se Leipzig u interesua për Zaniolon edhe në merkaton e janarit, atëherë kur sulmuesi ishte pjesë e Romës. Megjithatë, në fund ishte Galatasaray që fitoi shërbimet e italianit dhe tashmë zotëron të drejtën për ta shitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat