Ludogorets - Ballkani, UEFA cakton gjyqtarët nga Italia

Futboll

Ludogorets - Ballkani, UEFA cakton gjyqtarët nga Italia

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 00:07
Ballkani

Ballkani do të luajë javën e ardhshme ndeshjen e kthimit ndaj Ludogoretsit, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 19 korrik, në “Ludogorets Arena”.

Kampionët e Kosovës synojnë të kalojnë në raundin tjetër, pas fitores së madhe të shënuar në “Fadil Vokrri”, 2:0.

UEFA ka zbuluar tashmë edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje.

Luca Pairetto do të jetë gjyqtari krysesor, teksa ndihmësit e tij do të jenë Stefano Alassio dhe Damiano Di Iorio.

Matteo Marcenaro është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

Të katër gjyqtarët janë nga Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat