Manchester United në bisedime me Zion Suzukin

Futboll

Manchester United në bisedime me Zion Suzukin

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 10:03
Zion Suzuki

Manchester United po planifikon të nënshkruajë edhe me Zion Suzukin.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubi anglez po punon për të gjetur një marrëveshje për transferimin e japonezit.

Suzuki është një prej tri opsioneve që Man United i ka në listë për portier të dytë. Bisedimet mes klubit dhe përfaqësuesit të lojtarit thuhet se janë duke u zhvilluar.

“Djajtë e Kuq” nuk kanë nisur ende bisedimet me klubin e portierit, Urawa Reds, pasi janë duke finalizuar marrëveshjen me Andre Onanan.

20-vjeçari me klubin nga Japonia ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

Bazuar në “Transfermarkt”, Zion Suzuki në tregun e transferimeve vlerësohet me 250 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat