Vllaznia nuk ndryshon programin as pas humbjes

Futboll

Vllaznia nuk ndryshon programin as pas humbjes

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 11:04
Vllaznia

Pa u mbushur 48 orë nga ndeshja e parë ndaj Linfildit, Vllaznia do të zbresë sot në fushë për të luajtur një miqësore ndërkombëtare, pikërisht me klubin historik malazez, Buduçnosti i Podgoricës.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa ka qenë vetë klubi shkodran pak ditë më parë që ka zyrtarizuar gjithçka përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Gjasat janë që trajneri Migen Memelli të përdorë më tepër sot lojtarët që nuk kanë marrë minuta në ndeshjen e parë në Irlandën e Veriut.

Gjithsesi, sërish është një përballje e veçantë, për më tepër vetëm dy ditë pas ndeshjes zyrtare të vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat