Ancelotti: Reali im i përshtatet lojtarëve

Futboll

Ancelotti: Reali im i përshtatet lojtarëve

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 11:07
Zidane e Ancelotti

Trajneri Carlo Ancelotti ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe të fundit për të me Real Madridin.

Tekniku italian në verën e ardhshme do të marrë përsipër detyrën si trajner i kombëtares së Brazilit, mirëpo para se të udhëtojë për në Amerikën-latine, Ancelotti kërkon të koleksionojë të tjerë trofe me spanjollët teksa në konferencën për shtyp, trajneri italian u shpreh se këtë sezon është gati të ndryshojë stil dhe skemë te Reali duke iu përshtatur më shumë karakteristikave të lojtarëve në organikë.

“Kur nisa punën si trajner kisha një ide të qartë dhe nuk kërkoja të ndryshoja.

Nuk i përshtatesha lojtarëve të organikës.

Te Parma ishte Baggio që kërkonte të luante si gjysmësulmues dhe unë nuk pranoja. Ai u largua dhe unë kuptova që gabova. Më pas te Juventus ku kisha Zidane, kuptova se më e mira është të përshtatesh me cilësitë e futbollistë që trajnon.

Lojtarët duhet të ndjehen komod në një sistem dhe e pranoj se këtë vit te Reali mund të luajmë me një tjetër skemë. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se skema të cilën e kemi përdorur këto vite na ka dhuruar shumë trofe, por nuk ka asgjë të keqe të eksperimentojmë, sidomos tani në fazën përgatitore”, u shpreh Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat