Granit Xhaka po shkollohet për trajner

Futboll

Granit Xhaka po shkollohet për trajner

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 11:25
Granit Xhaka

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka planifikon të luajë futboll profesionist edhe për shumë vjet, por edhe te ardhmen pas karrierës si lojtar e sheh në futboll.

Lojtari i Bayer Leverkusenit tashmë po shkollohet edhe për trajner futbolli.

“Jam duke u pajisur me licencë të trajnerit, tashmë kam filluar në Angli. Këtë muaj filloi për licencën A.

Kjo qartë se do të luaj rol në të ardhmen. Por nuk mund të them tani nëse do të ndalojë së luajturi pas pesë vjetësh. Ka lojtarë që kanë luajtur edhe pasi i kanë mbushur 36 vjet. Shpresoj të jem një prej tyre”, ka thënë Xhaka.

Xhaka në shtator bëhet 31-vjeçar dhe ka firmosur për pesë vjet me Leverkusenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat