Klubi i Ronaldos përgatit transferimin e yllit të Bayernit

Futboll

Klubi i Ronaldos përgatit transferimin e yllit të Bayernit

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:12
Logo e Bayernit

Drejtuesit e Bajernit ia kanë bërë të qartë vendimin e tyre mbi të ardhmen Sadio Manesë te Bajerni, largimin. Ende pas këtij njoftimi nuk ka reagim nga vetë lojtari apo agjenti i tij, por mediat raportojnë se ky i fundit ka një takim të rëndësishëm.

Menaxheri i futbollistit ka planifikuar një takim me drejtuesit te Al Nasr për të ardhmen e lojtarit me shumë gjasa, Mane do t’i bashkohet Ronaldos e Brozoviç në Arabi.

Pavarësisht se merkatoja e tyre është aktualisht e bllokuar, nuk përbën problem duke qenë se ditët në vijim do të paguhet gjoba nga klubi dhe FIFA pranoi se në momentin që gjoba paguhet, merkatoja hapet menjëherë.

Hënes me shokë janë të gatshëm t’i japin lamtumirën 31-vjeçarit senegalez edhe për kuotën e 20 milionë eurove, si mënyrë dëshpëruese për ta “hequr qafe” njëherë e mirë ish-futbollistin e Liverpulit.

Thuhet se paga mbi 20 milionë euro në sezon e diktuar nga paraqitja nën mesatare e ka irrituar ndjeshëm bordin, të cilët nuk duan të harxhojnë më asnjë qindarkë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat