Fabinho nuk udhëton me Liverpoolin në Gjermani, Henderson po

Futboll

Fabinho nuk udhëton me Liverpoolin në Gjermani, Henderson po

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:29
Fabinho

Gazetari i njohur Paul Joyce e ka konfirmuar se mesfushori i Liverpoolit, Fabinho nuk ka udhëtuar me ekipin në Gjermani pas ofertës afro 50 milionë euro nga Al Ittihad.

Fabinho tani është shumë afër largimit nga klubi për t’iu bashkuar Al Ittihah, ndërkaq afër largimit ishte edhe kapiteni Jordan Henderson, por ky i fundit ka udhëtuar me ekipin në Gjermani.

Liverpooli zbarkon sot në Gjermani për të filluar përgatitjet parasezonale, para sezonit të ri të Premier Ligës angleze.

Skuadra e Klopp do të kalojë 10 ditë në Baden-Württemberg, ku do të zhvillojë miqësore me Karlsruher të mërkurën dhe me Greuther Furth të hënën.

Më poshtë e gjeni skuadrën prej 32 lojtarëve të Liverpoolit që ka udhëtuar për në Gjermani.

Alisson, Gomez, Van Dijk, Konate, Thiago, Diaz, Szoboszlai, Nunez, Mac Allister, Salah, Adrian, Henderson, Gakpo, Jota, Tsimikas, Robertson, Matip, Bajcetic, Phillips, Kelleher, Alexander-Arnold, Pitaluga, Bradley, Clark, Doak, Frauendorf, Jaros, Koumas, McConnell, Mrozek, Quansah, Scanlon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat