Enrique ka edhe një premtim për tifozët e PSG-së

Futboll

Enrique ka edhe një premtim për tifozët e PSG-së

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:32
Enrique

Luis Enrique ka folur për kanalin zyrtar të PSG-së në lidhje me aventurën e re që do të nisë në stolin e kampionëve të Francës. Spanjolli premton futboll të bukur, ndërkohë që shpjegon se pse pranoi ofertën e presidentit Al-Khelaifi.

“Jam shumë i lumtur, shumë krenar dhe i etur për të nisur këtë eksperiencë.

Jam i motivuar, sepse vij në një vend të ri, qytet i ri, lojtarë të rinj, skuadër e re dhe njerëz të rinj me të cilët do të punoj.

PSG? Arsyeja kryesore pse pranova ofertën është se drejtuesit kanë një ide shumë të qartë për skuadrën dhe projektin që duan të ndërtojnë duke përdorur burimet në dispozicion të PSG-së.

Mendoj se kushdo që ka parë skuadrat e mia duke luajtur e di pak për idetë e mia. Unë jam padyshim një trajner sulmues. Me stafin tim duam të ndërtojmë një skuadër që luan futboll nga minuta e parë.

Një skuadër që nuk bën llogari dhe vijon të sulmojë. Ne duam që tifozët tanë të kënaqen, por edhe lojtarët të kënaqen duke përfaqësuar Paris Saint-Germain.

Skuadra ka në përbërje lojtarë të mëdhenj, por për të ndërtuar një skuadër të madhe nevojitet përzierja e duhur me talentet e rinj. Dhe një trajner që beson tek ata dhe ekipi”, deklaroi Luis Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat