Kërkon në skuadër edhe mbrojtësin e Realit

Futboll

Kërkon në skuadër edhe mbrojtësin e Realit

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:55
Reali

Mançester Junajtid kërkon me çdo kusht një qendërmbrojtës për të zhdukur nga qarkullimi dhe nga memoria gafat e panumërta të kapitenit Herri Meguajer dhe zgjedhja e trajnerit Erik ten Hag ka rënë mbi një prej yjeve të Realit të Madridit.

I përzgjedhuri është gjermani Entoni Rydiger, një prej shtyllave të formacionit të drejtuar nga Karlo Ançeloti dhe pa dyshim që për një lojtarë të tillë nevojiten sakrifica, për të mos thënë çmendurira financiare.

Madje, shifrat e para kanë nisur të dalin dhe ato janë ndër më të lartat në qarkullim, duke nisur sidomos nga paga që i ofrohet Rydigerit: 400 mijë euro në javë (1.6 milionë euro në muaj ose 20 milionë euro në vit).

Kjo është dyfishi i asaj që Entoni Rydiger fiton aktualisht te Reali i Madridit, për të cilin janë gati 60 milionë euro, për të provuar të bindin nënkampionët e Spanjës.

Edhe pse duket një tratativë shumë e vështirë, duke parë transferimin surprizë të Kasemiros nga Reali te Junajtid, për një kalim të 30-vjeçarit Rydiger nuk duket gjithashtu e pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat