Ja çfarë e shtyu Lukakun të tradhtojë Interin për Juventusin

Futboll

Ja çfarë e shtyu Lukakun të tradhtojë Interin për Juventusin

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 13:20
Lukaku

Në orët e fundit po bëhet gjithnjë e më intriguese telenovela e fundit e merkatos që lidhet me të ardhmen e Romelu Lukakut.

Sulmuesi mbylli sezonin si i huazuar të Chelsea, por gjithnjë në deklaratat e tij shprehej hapur se dëshironte rikthimin në San Siro me fanellën e Inter. Madje, zikaltërit kishin arritur edhe marrëveshjen paraprake me Chelsean dhe dukej si fakt i kryer rikthimi.

Por, së fundmi, Lukaku nuk po përgjigjet më në telefon dhe agjenti po e shtyn drejt një transferimi surprizë te Juventus. Në Itali po mundohen të kuptojnë se cilat janë shkaqet që e shtynë Lukakun drejt kësaj tradhëtie me Interin. Mediat theksojnë se nëse do të ishte çështje parash atëherë belgu do të zgjidhte Arabinë Saudite.

Po nëse do të kishte një hatërmbetje me trajnerin Simone Inzaghi për faktin që e uli në stol në finalen e Champions League? Sërish nuk shkon sepse ishte pikërisht Lukaku që penalizoi Interin me rastin e shpërdoruar dhe përveç të tjerave, Inzaghi e ka mbështetur gjithnjë. A ka nevojë Lukaku për stimuj të ri? Në San Siro tifozët e kanë mbështetur gjithnjë, ndërsa në kampin juventin nuk mund të harrohen kaq lehtë koret kundër sulmuesit në ndeshjen e Kupës.

Atëherë çfarë është arsyeja e vërtetë që e shtyn Lukakun të veshë fanellën e Juventus? Në Itali po fiton gjithnjë e më shumë kuota se pas kësaj lëvizje është fshihet Antonio Conte.

Ky i fundit është trajneri me të cilin Lukaku ka përjetuar sezonin më të mirë në karrierë dhe një telefonatë e tij me belgun mund të ketë ndryshuar të gjithë dinamikën e merkatos.

Te Juventus nuk e kanë harruar Conten dhe Allegri nuk është më i paprekshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat