Marseille synon goditjen e madhe në sulm, nisin kontaktet

Futboll

Marseille synon goditjen e madhe në sulm, nisin kontaktet

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 14:37
Stadiumi i Marseilles

Marseille synon një goditje të bujshme në sulm. Skuadra franceze po punon për të rikthyer në Ligue 1 Pierre Emenick Aubameyang, i cili nuk bën më pjesë në planet e Chelseat, ku u transferua verën e kaluar dhe firmosi për dy sezone.

Sulmuesi nga Gaboni është duke kërkuar për një tjetër skuadër ku të vijojë karrierën dhe të luajë rregullisht, teksa Marseille duket destinacioni i duhur.

Drejtuesit e klubit kanë nisur tashmë kontaktet me agjendën e sulmuesit, por edhe me klubin e Chelsea-t që është gati ta lërë të lirë, mjafton të lirohet nga paga e lartë e Aubameyang.

Vlen të theksohet se sulmuesi është një njohës mjaft i mirë i kampionatit francez, pasi ka luajtur më herët me Lille, Monaco dhe St. Ettiene, teksa pikërisht me këta të fundit spikati para se të transferohej te Borussia Dortmund.

Me Aubameyang në majë të sulmit dhe Alexis Sanchez në krah të tij, Marseille synon jo vetëm të bëjë një paraqitje dinjitoze në Champions League, por edhe të rivalizojë me Paris Saint Germain për titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat