Silva pret Barcelonën

Futboll

Silva pret Barcelonën

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 14:45
Silva

Pavarësisht se shihet si një operacion i komplikuar, Bernardo Silva është sërish një opsionj për Barcelonën. Presidenti Joan Laporta, Xavi dhe agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, duan ta provojnë.

Sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”, ylli portugez ëndërron të vishet si lojtar i Barcelonës.

Aq sa prej disa ditësh ka qenë në dijeni të të gjitha propozimeve dhe i ka ndalur të gjitha duke pritur vetëm Barcelonën, e cila prej tri vitesh tenton ta transferojë.

Interesim makismal për Bernardo Silva ka pasur nga PSG dhe Arabia Saudite, por duket qartë që 28-vjeçari dëshiron të luajë për ekipin e ëndrrave të tij, dhe jo për para.

Gjithçka do të bëhet më konkrete nëse katalanasit do të të paraqesin ndonjë ofertë zyrtare në drejtim të Manchester City për kartonin e lojtarit portguez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat