Tifozët i dhurojnë mirëseardhjen e ngrohtë De Laurentisit

Futboll

Tifozët i dhurojnë mirëseardhjen e ngrohtë De Laurentisit

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 16:49
Pamje nga stërvitja

Ekipi i Napolit ka nisur stërvitjen e parë të drejtuar nga Rudi Garsia në Trentino.

Por ylli i vërtetë i kësaj dite ishte Aurelio De Laurentis. Ai u prit në mënyrë fantastike nga tifozët, me kore dhe duartrokitje.

Presidenti i “axurrëve” i përshëndeti të gjithë të pranishmit, teksa tifozët brohoritën: “Jemi ne, jemi ne, ne jemi kampionët e Italisë” .

De Laurentisit iu dhurua një shall blu, të cilin ai e vendosi menjëherë në qafë duke shkaktuar ngazëllimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat