Arteta beson ende te një sulmues

Futboll

Arteta beson ende te një sulmues

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 19:37
Arteta

Mikel Arteta ka lënë të kuptohet se Folarin Balogun do t’i jepet mundësia për fituar një rol në skuadrën e Arsenalit në turneun e tyre parasezonal në Amerikë.

Balogun ka edhe dy vjet të mbetura nga marrëveshja e tij aktuale dhe dëshiron garanci për ekipin e parë, në mënyrë që të vazhdojë sezonin e mirë që e kishte te Reims. Balogun shënoi 21 gola për klubin e Ligue 1 sezonin e kaluar dhe rriti reputacionin e tij.

Arsenali do të hezitonte të humbiste një lojtar me një potencial kaq të dukshëm, por nëse vendosin ta shisnin, Topçinjtë mund të kërkojnë të fitojnë para, pasi e vlerësojnë mbi 45 milionë euro.

Ai luajti në barazimin 1-1 kundër Nurnberg, ku goditi shtyllën. Arteta ka folur për lojtari, duke e konfirmuar që do t’i japin mundësin edhe në ndeshjet e ardhshme.

‘Epo kjo është ajo që ai ka bërë dhe kjo është arsyeja pse ne i dhamë atij minutat që ai meriton për të treguar se çfarë mund të bëjë”. “Ai thjesht po qëndron këtu me ne për momentin dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat