Juventusin e “braktis” edhe sponsori kryesor pas 11 vitesh

Futboll

Juventusin e “braktis” edhe sponsori kryesor pas 11 vitesh

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 12:44
Logo e Juventusit

Te Juventusi nuk ka vetëm merkato dhe programe teknike për sezonin e ardhshëm.

Klubi bardhezi është i thirrur të përballet me prioritete të lidhura me gjëra jashtë fushës së blertë, konkretisht llogaritë financiare.

Një mbi të gjitha ka të bëjë me sponsorin kryesor. Po, sepse Francesco Calvo, drejtori menaxhues i të ardhurave dhe zhvillimit të futbollit të Juves është thirrur të mbushë boshllëkun që do të lërë “Jeep”.

Partneriteti me kompaninë e makinave do të skadojë më 30 qershor 2024 dhe sipas raportimeve të fundit, të nënvizuara edhe nga “Tuttosport”, ai nuk do të rinovohet. Është urgjente të gjendet një zëvendësues si sponsor gjeneral.

Me lamtumirën e “Jeep” do të mbetet një boshllëk prej më shumë se 40 milionë eurosh në financat e Juventusit dhe pikërisht për këtë, klubi ka nisur tashmë të vlerësojë alternativat.

Turneu në SHBA, siç thekson “Tuttosport”, do të jetë shumë i rëndësishëm pikërisht në këtë kuptim, me një sërë takimesh përgatitore për zgjidhjen e problemit.

Ndër hipotezat e shqyrtuara nga “Tuttosport” është edhe ajo e një lëvizjeje të “Allianz”, e cila i dha emrin stadiumit të vjetër të Juventusit dhe që mund të kthejë vëmendjen edhe te pjesa që i kushtohet sponsorit kryesor (në fanellë, pas 11 vitesh të “Jeep”). Vëmendje të veçantë meriton edhe Arabia Saudite, e cila gjithsesi mbetet në plan të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat