Trajneri portugez: E mësova të luante futboll!

Futboll

Trajneri portugez: E mësova të luante futboll!

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 14:05
Guler

Arda Guler ishte një nga lëvizjet surprizë të Real Madrid këtë verë që e transferoi talentin turk nga Fenerbahce për shifrën e 20 milionë eurove.

Edhe pse vetëm 18-vjeçar, fantazisti pritet që të marrë minuta të konsiderueshme me fanellën e “Los Blancos”, pasi në më shumë se një rast vetë ai e ka theksuar se beson te aftësitë e tij dhe se në Madrid nuk ka shkuar për të bërë rezervistin.

Në stërvitjet e para me Realin, Guler ka arritur të evidentohet ndërsa për transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll, merita kërkon edhe ish-trajneri futbollistit te Fenerbahce, Jorge Jesus. Portugezi që aktualisht ka marrë përsipër të drejtojë në Arabi te Al-Hilal, theksoi se Guler është pjesë e Real Madrid pasi ai e aktivizoi në momentin e duhur.

“Falë meje, Arda Guler arriti të bëhet një lojtar i Real Madrid. Edhe ai vetë e di mirë sa merita kam unë në zhvillimin e tij. Guler pati mundësinë ta tregonte veten pasi unë e aktivizova atë në kohën dhe ndeshjet e duhura. Jam shumë i lumtur që e mësova si të luante futboll në mënyrë korrekte”, u shpreh Jesus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat