Sassuolo nuk njeh mëshirë

Futboll

Sassuolo nuk njeh mëshirë

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 14:56
Sassuolo

Sassuolo synon që të jetë sa më në formë për sezonin e ri futbollistik.

Skuadra nga Reggio Emilia, edhe pse po mendon për merkaton, fokusi është zhvendosur në fushën e lojës ku sot u luajt një ndeshje miqësore.

Sassuolo triumfoi me rezultatin e pastër 22-0 ndaj ekipit të Real Vicenza. Protagonist për ekipin e Alessio Dionisit ishte mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami, i cili realizoi 3 gola, përkatësisht në minutat 49’, 64’ dhe 78’.

Bajrami pritet të jetë një pjesë e rëndësishme e grupit për sezonin futbollistik të Serie A. 24-vjeçari ka luajtur 18 ndeshje zyrtare deri më tani për Sassuolon!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat