Trajneri i SHBA: Pulisiç ideal në çdo ekip

Futboll

Trajneri i SHBA: Pulisiç ideal në çdo ekip

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 16:24
Berhalter e Pulisiç

Trajneri i Shteteve të Bashkuara, Greg Berhalter, foli për transferimin e Kristian Pulisiç te Milani, një lëvizje që ka shumë domethënie për lëvizjen e futbollit të Shteteve të Bashkuara.

“Është një lajm i rëndësishëm për ne, një mundësi e madhe për Kristianin dhe për zhvillimin e futbollit tonë.

Ai ka zgjedhur një klub të madh me traditë të pasur. Ai do të luajë për të fituar kampionatin dhe Champions-in.

Te Milani mund të thotë fjalën e tij, sepse di të luajë role të shumta dhe kjo nuk është diçka e vogël.

Ai mund të luajë pa probleme në të dyja krahët, si fantazist, por performon mirë edhe si mesfushor falë krijimtarisë së tij. Punon shumë në të dyja fazat dhe di të dhurojë asiste”, ka thënë 49- vjeçari.

Sigurisht, ai nuk ka harruar të përmendë një tjetër lojtar që e ka te Amerika, e për tëcilin interesohet Milani. Bëhet fjalë për Junus Musah, mbi të cilin u shpreh: “Është një djalë i shkëlqyer. Është mesfushori klasik që vrapon nga zona në zonë dhe di të ndërthurë driblimin me shpejtësinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat