Firmosi përsëri në Serie C

Futboll

Firmosi përsëri në Serie C

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 17:14
Erald Lakti

Erald Lakti ka qenë një nga protagonistët e suksesit të klubit të Leko, që u kthye pas shumë vitesh në Serinë B.

Por vetë mesfushori shqiptar, i cili shënoi në një nga finalet e play-off për ngjitjen ndaj Foxhias, vendosi që të mos vazhdonte karrierën në këtë klub.

Ai i është bashkuar në ditët e fundit klubit të Arzinjano Valçampo, pasi ka gjetur akordin me të, edhe pse do të kthehet përsëri në Serinë C italiane dhe jo në B.

“Më pëlqeu projekti që më vendosën mbi tavolinë presidenti dhe drejtori sportiv.

Jam informuar dhe kam mësuar se Arzinjano Valçampo është një klub i shëndoshë dhe serioz në çdo pikëpamje. Kjo më bëri që të zgjedh këtë destinacion.

Në çdo ndeshje e stërvitje do të jap maksimumin me vëmendje për të arritur mbijetesën, që mbetet objektivi fillestar, teksa më pas të mund të hedhim sytë drejt objektivave më të rëndësishëm, siç bëri skuadra në sezonin e fundit”, tha Lakti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat