Maguire “thumbon” Ten Hag

Futboll

Maguire “thumbon” Ten Hag

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 19:21
Maguire

Në fillim humbja e postit të titullarit, tani edhe e shiritit të kapitenit. Harry Maguire është përballur me kritika të shumta nga tifozët e Manchester United për shkak të performancave të tij plot gabime.

Ndërkohë që në sezonin e ri nuk do të jetë ai kapiteni i “Djajve të Kuq”, vendim i marrë nga trajneri Ten Hag. Që ka shkaktuar mërzi të madhe, siç e thekson mbrojtësi anglez në një postim në faqen e tij zyrtare.

“Pas diskutimeve me trajnerin sot ai më informoi se do të ndryshojë kapitenin.

Më shpjegoi arsyet e tij, ndërsa unë personalisht jam jashtëzakonisht i zhgënjyer.

Gjithsesi do të vazhdoj të jap gjithçka sa herë që të vesh fanellën e United.

Kështu që doja të shprehja një falënderim të madh për tifozët e Manchester United. Për të gjithë mbështetjen e tyre të shkëlqyer gjatë kohës që mbaja shiritin në krah.

Unë kam bërë gjithçka që kam mundur për të ndihmuar United të jetë i suksesshëm, brenda dhe jashtë fushave.

Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës Ole Gunnar Solskjaer, i cili fillimisht më dha këtë përgjegjësi.

Dhe i uroj kujtdo që do ta marrë shiritin çdo sukses. Ai do të ketë mbështetjen time të plotë”.

Me shumë mundësi, shiritin i kapitenit i Manchester United do i kalojë portugezit Bruno Fernandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat