Visar Kastrati do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Futboll

Visar Kastrati do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 23:34
Pamje nga një ndeshje

Gjyqtarët e Kosovës do të ndajnë drejtësinë sërish në garat e Ligës së Konferencës.

Kësisoj shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka deleguar gjyqtarët për ndeshjet e kthimit të rrethit të parë në garën e tretë për ka rëndësia evropiane.

Visar Kastrati do të gjykojë në sfidën Balzan (Maltë) – Domzale (Slloveni).

Në ndeshjen e parë Balzan ka triumfuar me rezultat të thellë 1-4 duke shkatkuar befasi të madhe.

Kastrati do të jetë së bashku me ndihmësit Besnik Morina e Granit Hyseni, derisa gjyqtar i katërt është Alban Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat