Pritet vetëm zyrtarizimi

Futboll

Pritet vetëm zyrtarizimi

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 12:51
Markus Rashford

Pritet vetëm zyrtarizimi!

Markus Rashford është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje të re pesëvjeçare me Mançester Junajtidin.

Sulmuesi anglez, i cili shënoi 30 gola në 56 ndeshje në të gjitha ndeshjet e sezonit të shkuar, ka një kontratë deri në vitin 2024, por sipas “The Athletic”, marrëveshja e re e 25-vjeçarit do ta shohë atë të qëndrojë në klubin e fëmijërisë të paktën deri në vitin 2028, ndërsa opsioni është për të rinovuar edhe për një vit të gjashtë.

Pasi të hedhë firmën në kontratë, Rashford do të bëhet futbollisti më i paguar në “Old Trafford” me 375 mijë paund në javë nga 250 mijë paund që ai fiton nga kontrata aktuale në “Teatrin e Ëndrrave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat