Njihuni me arbitrin që do të vendosë drejtësi në BATE Borisov - Partizani

Futboll

Njihuni me arbitrin që do të vendosë drejtësi në BATE Borisov - Partizani

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 16:51
Kevin Klanci

Njihuni me arbitrin që do të vendosë drejtësi në BATE Borisov - Partizani

UEFA ka përzgjedhur një katërshe skoceze për të gjykuar takimin e sotëm mes BATE Borisov-Partizani. 

Kryesori do të jetë Kevin Klanci, i cili ka një eksperiencë të madhe në Skoci, por ka gjykuar edhe në Europë. Skocezi arbitron që nga viti 2000 dhe gjatë karrierës së tij ka gjykuar edhe në fazën e grupeve të Champions-it. Në 2019-ën, Klanci ka gjykuar Bajernin dhe Barcelonën ndaj Cërvena Zvezdës.

Sezonin e kaluar 39-vjeçari gjykoi në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, teksa në startin e sezonit arbitroi Shkëndijën në një fitore 3-1 ndaj Valmierës.

Fakti që është skocez, paralajmëron një lojë të ashpër ditën e sotme, pasi në kampionatin skocez nuk janë mësuar të fërshëllejnë shpesh për faullet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat