Paralajmëruan Vllahoviqin, mediumi serb shkarravit dhe i turret shqiptarëve

Futboll

Paralajmëruan Vllahoviqin, mediumi serb shkarravit dhe i turret shqiptarëve

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 19:06
Provokatorët serbë

Dushan Vllahovic është përfolur se do të transferohet nga Juventus te Paris Saint-Germaini.

Pasi është mësuar ky interesim i gjigandëve francez, disa prej ultrasve të PSG kanë dalë me një parullë për t’i uruar mirëseardhjen serbit.

“Kurir” ka shkruar së fundmi se ka hulumtuar rastin në fjalë për të parë se pse ka ardhur ky reagim nga ultrasit e PSG.

Mediumi serb shkarravit dhe i turret shqiptarëve 

Fundi ishte i ditur: “Ne hetuam se pse tifozët e PSG e kërcënuan Vllahoviq.

Ata janë më ekstremët në Europë, në luftë thuajse gjithmonë me pronarët, lojtarët dhe me njëri-tjetrën.

Ka një konflikt mes dy grupeve kryesorëve të tifozëve brenda PSG që është shkatërrues.

Në mesin e nëngrupeve të ultasëve të PSG, njëri prej tyre është i formuar nga emigrantë të Shqipërisë. Ky mesazh u përket pikërisht atyre”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat