Cuculi: Paraqitje dinjitoze, Struga u eliminua nga mungesa e eksperiencës

Futboll

Cuculi: Paraqitje dinjitoze, Struga u eliminua nga mungesa e eksperiencës

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 21:18
Cuculi

Për Ardian Cuculin shkaku se pse Struga humbi ndaj Zalgiris dhe u eliminua nga Champions League ishte mungesa e eksperiencës si dhe fakti që e nisi me shumë vrull ndeshjen.

Duke folur për “SuperSport” pas kësaj ndeshje, Cuculi theksoi se skuadra duhet të ishte treguar me e kujdesshme.

“Struga bëri ndeshje dinjitoze. Në eliminim ndikoi mungesa e eksperiencës.

Kjo ndeshje kishte shumë energji dhe dëshirë shumë të madhe nga ana e Strugës, por normale gjithë energjia e dhënë që në fillim të ndeshjes në pjesën e dytë reflektoi lodhje, patjetër edhe pakujdesia ndikoi.”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat