Rooney thotë se Kane po mbahet si i burgosur te Tottenhami

Futboll

Rooney thotë se Kane po mbahet si i burgosur te Tottenhami

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 12:26
Wayne Rooney

Wayne Rooney duke bërë shaka ka sugjeruar se Harry Kane po mbahet si i burgosur te Tottenhami, pas spekulimeve që po qarkullojnë për të ardhmen e yllit anglez.

Tottenhami ka refuzuar disa oferta për Kane këtë verë, me gjigantin gjerman, Bayern Munich që ka shprehur interesimin më serioz për ta transferuar kapitenin anglez.

Ndërsa trajneri i ri i Tottenhamit, Ange Postecoglou ka bërë të ditur se Kane dëshiron të qëndrojë në klub, kjo gjë nuk e ka ndalur Wayne Rooneyn të thotë se sulmuesi po mbahet si i burgosur te klubi londinez.

“Harry Kane, për mua do të ishte lojtari ideal për t’iu bashkuar Manchester United. Ai duket sikur po mbahet si i burgosur te Tottenhami, duket shumë e vështirë për të që të largohet nga aty”, tha Rooney.

Raportohet se Kane veçse ka arritur akord verbal me Bayern Munichun, por se ky i fundit ka pasur dy oferta të refuzuara nga Tottenhami për sulmuesin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat