Liverpool pas Lavia-s

Futboll

Liverpool pas Lavia-s

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 12:32
Lavia

Klubi anglez, Liverpool raportohet se është i interesuar për Romeo Lavia-s të Southamptonit.

“The Reds” duket se brenda pak ditësh do të mbesin pa dyshen Jordan Henderson dhe Fabinho, të cilët janë afër transferimit në Arabinë Saudite.

Klubi nga “Anfield”, sipas medieve britanike, është hedhur në sulm për të gjetur pasuesit e Jordan Henderson dhe Fabinho-s.

Lavies i Southamptonit thuhet se është në listën e menaxherit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Liverpool synon blerjen e Romeo Lavia-s nga Southampton”, shkruajnë mediet në ishull.

Krerët e Liverpoolit mësohet tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit për të shikuar mundësinë e transferimit të Lavia-s në “Anfield”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat