Shuma e parave që fiton Ballkani në rast se kalon në rrethin e dytë

Futboll

Shuma e parave që fiton Ballkani në rast se kalon në rrethin e dytë

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 14:01
Ballkani

Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta synojë sot të sigurojë biletën drejt raundit të dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Pasi që ndeshjen e parë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” e fitoi me rezultat solid 2:0, Ballkani sot luan ndeshjen e kthimit me Ludogorets, me synimin e vetëm të kualifikimit tutje në këtë garë.

Në rast kualifikimi në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, klubi nga Theranda do të mbushë arkat e saj.

Vetëm me pjesëmarrjen në Champions League, Ballkani ka arkëtuar 280 mijë euro.

Nëse kalon në turin e dytë, ‘Xhebrailat’ do të marrin 380 mijë euro shtesë, që do të thotë se shuma totale e fitimeve do të arrijë vlerën e 660 mijë eurove.

Ndeshja e kthimit për raundin e parë kualifikues ndaj bullgarëve të Ludogorets do të luhet sot me fillim nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat