Bonucci refuzon dy oferta nga Turqia

Futboll

Bonucci refuzon dy oferta nga Turqia

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 14:10
Bonucci

Pavarësisht se tifozët e Juventusit e pritën si hero mbrojtësin dhe kapitenin Leonardo Bonucci, lojtari pritet të lërë skuadrëns këtë verë.

36-vjeçari nuk është më pjesë e projektit që ka trajneri Massimiliano Allegri, ndaj klubi është duke u përpjekur ta sistemojë në një skuadër të re.

Mediat italiane kishin menduar se e ardhmja e Bonucci mund të ishte në Turqi, duke parë se nga shteti ballkanas kishin ardhur dy oferta të mira. Respektivisht nga Gallatasaraj dhe Fenerbahce, që kishin shprehur interes për lojtarin. Por, sipas “Tuttosport”, lojtari i ka refuzuar ato.

Bonucci dëshiron të luajë në Italië, ndaj për momentin dy pistat e vetme që mbeten jano ato që të çojnë në dy ekipet e kryeqytetit: Lazio dhe Roma.

Të dyja këto skuadra kanë kohë që monitorojnë situatën, por nuk kanë bërë asnjë ofertë konkrete. Bonucci ka ende një vit kontratë me Juven, por situata pritet të ndryshojë brenda korrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat