UEFA gjobit FSHF-në për flakadanët në Shqipëri - Moldavi

Futboll

UEFA gjobit FSHF-në për flakadanët në Shqipëri - Moldavi

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 15:58
Tifozët

UEFA gjobit FSHF-në për flakadanët në Shqipëri - Moldavi!

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 21,250 euro për shkak të flakadnëve të ndezur në sfidën Shqipëri-Moldavi, e luajtur në “Air Albania”.

Lajmin e ka bërë me dije vetë FSHF, ku në postimin e saj shkruan se kjo gjë ka ardhur nga flakadanët e ndezur nga ultrasit e Tiranës, “Tirona Fanatics”.

Gjithashtu FSHF u bën thirrje tifogrupeve që të shmangin këto incidente, në mënyrë që mos të sjellin penalitet financiare për Kombëtaren dhe futbollin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat