Klubet arabe nuk heqin dorë nga Lukaku

Futboll

Klubet arabe nuk heqin dorë nga Lukaku

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 16:00
Lukaku

Klubet nga Arabia Saudite nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg i prishi përfundimisht punët me Interin së fundmi dhe tash është në kërkim të ekipit të ri pasi as Chelsea nuk e ka ndërmend ta mbajë atë, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Ditëve të fundit po flitet se ish-futbollisti i Evertonit dhe i Manchester Unitedit mund të përfundojë në Juventus.

E në ndërkohë, edhe pse përfaqësuesi belg e ka Evropën si prioritet, klubet nga Saudi Pro League nuk po dorëzohen ende.

Ato do t’i gëzoheshin një dështimi eventual të bisedimeve mes gjigantit të sulmit dhe gjigantit torinez, për ta nisur më pas një ofanzivë në drejtim të tij.

Klubet saudite janë të gatshme t’i ofrojnë rrogë stratosferike 30 vjeçarit, i cili sezonin e fundit e kaloi në formë huazimi në Inter, ku u huazua dy herë brenda pak vitesh nga “Blues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat