Arsenali nuk njeh mëshirë

Futboll

Arsenali nuk njeh mëshirë

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 11:07
Arsenali

Arsenali ka arritur të marrë fitoren e parë në fazën përgatitore, pas dy barazimeve në ndeshjet e para. “Topçinjtë” e Artetës mundën me rezultatin 0-5 MLS All-Stars.

Ishte Gabriel Zhezus ai që me një supergol zhbllokoi sfidën në minutën e 5’, ndërsa në minutën e 23’ Trosard dyfishoi shifrat.

Në minutën e 47’ Zhorzhinjo nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në fund gjetën rrjetën dhe Martineli me Havertz, duke mos i dhënë asnjë mundësi skuadrës së yjeve të MLS-së.

Ndeshja e radhës e Arsenalit do të jetë pas dy ditësh me rivalët e Mançester Junajtid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat