Sulmuesi i Tiranës “karikon” skuadrën

Futboll

Sulmuesi i Tiranës “karikon” skuadrën

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 12:20
Hasani

Tirana do të masë forcat me Dinamon e Batumit në Gjeorgji ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për turin e parë të Conference League (1-1 takimi i parë).

Përpara sfidës, ditën e djeshme, ka dalë në konferencë për shtyp sulmuesi i bardhebluve, Florent Hasani.

“Pikë së pari është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe optimizmi është shumë i madh.

Nga ndeshja e parë kemi parë gabimet tona dhe jemi munduar t’i përmirësojmë gjatë këtyre ditëve.

Besoj se nesër do të jemi 100% të gatshëm.

Të gjithë janë optimistë që do kalojmë, por gjithmonë të kujdesshëm, t’i zbatojmë veprimet e trajnerit dhe mendojmë se do ia dalim.

Besojmë shumë te kualifikimi. Janë gabime taktike që në futboll mundohesh t’i përmirësosh në ndeshjen e ardhshme. e njohim kundërshtarin, e kemi studiuar mjaft mitë, i dimë pikat e dobëta dhe të forta të tyre.

Duhet t’i sulmojmë te pikat e dobëta që të marrim diçka pozitive.

Mendoj se kur ke lojtarë të rinj në ekip duhet pak kohë.

Çdo ditë e më shumë po e njohim njëri-tjetrin.

Besoj se me çdo lojtar të ri kemi komunikimin pozitiv. I njohim pak a shumë cilësitë që kanë në fushë dhe besoj se do të bëjmë më mirë nga ndeshja e parë.

Janë gjëra politike me të cilat nuk merrem, por ishte një vonesë gjysmë ore. Do më japi një motiv që nesër të shënoj unë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat