Barcelona ndryshon kurs

Futboll

Barcelona ndryshon kurs

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 13:39
Ilkaj Gyndoan

Të rastësishme ose jo, tre nga 4 lojtarët e afruar nga Barcelona në merkaton e verës 2023- 2024 kanë diçka të përbashkët: janë mbi të tridhjetat. Injigo Martinez ka mbushur 32 vjeç, Oriol Romeu do të bëjë këtë në shtator dhe Ilkaj Gyndoan do të mbushë 33 vjeç në tetor.

Ajo që për disa ish-pjesëtarë të klubit, si ish-trajneri Ronald Kuman, është problem (holandezi kritikoi së fundmi politikën e transferimeve), për të tjerët mund të jetë një nga çelësat për Barçën e sezonit të ardhshëm.

Me lojtarë të tillë si Injigo Martinez, Oriol Romeu dhe Gyndoan, Barça nuk po fiton vetëm përvojë, por edhe lidership. Gjermani foli për këtë gjatë prezantimit të tij të hënën e kaluar.

“Kam mësuar në dy vitet e fundit se çfarë gjërash duhen bërë, si duhet për të fituar Ligën e Kampionëve dhe mund ta transmetoj këtu te Barcelona”, deklaroi gjermani, që erdhi me si lojtar i lirë nga Mançester Siti.

Të njëjtën gjë si Gyndoan e kishte bërë një vit më parë dhe Robert Levandovski, kur pas eliminimit në Ligën e Kampioneve ai tha se “ndonjëherë duhet të dish si të fitosh dhe jo si të luash për të fituar. Kjo është ajo që na ka ndodhur”.

Plot lojtarë të rinj (Arauho, Balde, Pedri, Gavi, Ansu Fati, Ferran Torres), diçka pozitive për Barcelonën në planet afatgjatë të klubit. Por me siguri, drejtuesit sportivë të klubit dhe trajneri duhet të kenë ndierë diçka në sezonin e kaluar, kanë parë përtej tyre.

Mund të jetë rastësi, sepse Barça ka përfituar edhe nga fakti që në dy prej rasteve (Injigo Martinez dhe Gyndoan) lojtarëve iu ka përfunduar kontrata dhe kanë ardhur me parametra zero. Por mund të jetë gjithashtu një strategji e përkryer për të arritur atë përzierje të përsosur mes veteranëve dhe të rinjve, që gjithashtu ka shkallën e saj të ndërmjetme në futbollistët si Ter Shtegen, De Jong, Dembele ose Rafinja.

Gyndoan vjen si kapiten i Mançester Sitit, pasi arriti të fitonte tripletën. Një futbollist me eksperiencë që dëgjohej në dhomat e zhveshjes. Injigo, nga ana tjetër, është një lider natyral, e si i tillë u paraqit në “Ciutat Esportiva”.

Dhe Oriol Romeu është një futbollist me sens taktik, por që dëgjohet edhe në dhomat e zhveshjes. Humbjet e Basketsit dhe Zhordi Albës në verë janë kompensuar mjaftueshëm. Për sa i përket përvojës, do të ketë pak dyshime për Barçën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat