PSG-ja i ofron 30 milionë euro për Bernardo Silvan

Futboll

PSG-ja i ofron 30 milionë euro për Bernardo Silvan

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 17:12
Bernardo Silva

Paris Saint-Germaini e ka vënë në shënjestër futbollistin e Manchester Cityt, Bernardo Silva.

Gjiganti francez e ka bërë gati një ofertë prej 30 milionë eurosh, e cila është konsideruar totalisht e pamjaftueshme nga ana e “Citizens”.

Ëndërr e futbollistit portugez është transferimi në Spanjë, por as Real Madridi e as Barcelona nuk e kanë bërë ndonjë lëvizje konkrete për transferimin e tij.

PSG-ja megjithatë është më aktive në këtë drejtim dhe lojtari nuk ia ka mbyllur dyert një përvoje eventuale në Francë.

Megjithatë, oferta dhe kërkesa, të paktën për momentin, janë shumë larg njëra-tjetrës.

Kampionët e Anglisë dhe të Evropës i kërkojnë hiç më pak se 100 milionë euro për kartonin e futbollistit kreativ.

Por, kjo shifër konsiderohet mjaft e lartë për një lojtar që do t’i mbushë 29 vjet më 10 gusht.

Pra, kjo punë është e thjeshtë: ose gjiganti francez duhet ta rrisë ofertën dukshëm, ose përndryshe palët nuk do të ulen në tavolinë fare për të diskutuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat