Deliu: Ëndërr të sfidojmë Beshiktashin

Futboll

Deliu: Ëndërr të sfidojmë Beshiktashin

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 22:21
Deliu

Ardit Deliu ka vulosur fitoren e Tiranës në Batumi dhe falë golit të tij bardheblutë kaluan në turin tjetër të Ligës së Konferencës.

Në një prononcim për “Panorama Sport” mesfushori deklaroi se ndihet shumë i lumtur, pasi gjeorgjianët ishin vërtetë një skuadër e fortë.

Jam shumë i lumtur për golin dhe për kualifikimin. Nuk ishte e lehtë, sepse Dinamo Batumi ishte një skuadër shumë e fortë dhe e organizuar mirë. Ishte një arritje e madhe për ne.

Fituam një ndeshje shumë të vështirë.

Rastësi shumë e bukur që shënuan dy lojtarë nga Kavaja, sepse unë me Regin (Lushkjen) jemi të dy nga Kavaja.

Beshiktashi? Është një nga skuadrat më të mëdha në botë dhe jam shumë i lumtur që do të ndeshemi me ta. Mendoj se është ëndërr për çdo lojtar nga kampionati ynë që të ndeshet me kundërshtarë të tillë”, deklaroi Deliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat