Bayern dhe Dortmund, sërish negociata bashkë?

Futboll

Bayern dhe Dortmund, sërish negociata bashkë?

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 22:29
Pamje nga një ndeshje

Transferimet mes Bayern Munich e Borussia Dortmund kanë qenë të shpeshta përgjatë historisë së këtyre dy klubeve dhe e njëjta gjë mund të ndodhë dhe në rastin e fantazistit austriak, Marcel Sabitzer.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja gjermane, “BILD”, “verdhezinjtë” e Dortmund janë të interesuar për të nënshkruar me 29-vjeçarin e nga ana tjetër “bavarezët” janë të gatshëm ta shesin austriakun për shifrën e 15-20 milionë eurove.

Shifer qe nuk u pagua nga Manchester United qe kishte dore ne marreveshjen pasi e huazoi per gjashte muaj Sabitzer. 

Mirëpo, futbollisti nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij dhe nëse ai shpreh dëshirën për t’iu bashkuar “verdhezinjtë”.

Drejtori sportiv i klubit Sebastian Kehl do të fillojë punën për transferimin e Sabitzer dhe pritet që gjithçka të zgjidhet para të hënës, kur Dortmund do të niset drejt SHBA-ve për turin e miqësoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat