Memelli: Nuk mund të jem më krenar se kaq

Futboll

Memelli: Nuk mund të jem më krenar se kaq

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 23:07
Memelli

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli foli për SuperSport pas fitores 1-0 të kundër Linfield, skuadrës nga Irlanda e Veriut. Sukses i pamjaftueshëm për të mbërritur te kualifikimi në Conference League.

“Boll i mërzitur jam, por falënderim të madh për sportistët.

Bënë maksimumin.

Nuk mund të jetë trajneri më tepër se krenar kur shikon skuadrën e tij të luajë dhe krijojë raste.

Sot, të gjithë panë futboll të bukur, skuadër potente, me elementë të rinj. Ajo që mund të merrnim më shumë ishin këto episode.

Përforcime? Krymin e kemi, do të kemi kohë për t’u përforcuar edhe me dy lojtarë të tjerë deri në fundin e gushtit. Lojtarët bënë maksimumin sot. I falënderova për gjithë forcën që treguan, dhe futbollin që treguan.

Episodet e ndeshjes së parë ndikuan, i morëm golat në tranzicion negativ.

Njohja e kundërshtarëve në ndeshjen e dytë ishte më e madhe.

E interpretuam shumë mirë lojën. Rastet dhe episodet ishin të shumta. Sa keq që këto episode ndikojnë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat