Milani godet sërish, tani forcon sulmin

Futboll

Milani godet sërish, tani forcon sulmin

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Milani do të bëjë goditjen e gjashtë në këtë merkato verore.

Milani do të përforcojë sulmin, pasi që ka arritur marrëveshje të plotë me RB Salzburgun për të nënshkruar me sulmuesin Noah Okafor.

Marrëveshja është duke u kompletuar dhe testet mjekësore do të kompletohen të shtunën nëse gjithçka shkon sipas planit.

Në 110 paraqitje në të gjitha garat, Noah Okafor ka regjistruar 34 gola dhe 23 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat