Kukeli emërohet trajner i Grasshoppers-it

Futboll

Kukeli emërohet trajner i Grasshoppers-it

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 12:20
Kukeli

Burim Kukeli bën një tjetër hap të madh në rrugëtimin e tij si trajner. Pas një sezoni si trajner i Grasshopper U21, ish-mesfushori i Kombëtares Shqiptare ka marrë drejtimin e skuadrës së parë.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi nga Zyrihu, që përveçse do të ketë Kukelin si trajner në pankinë, ka si kapiten në fushë një tjetër kuqezi, mesfushorin Amir Abrashi.

“Grasshopper Club Zurich ka kënaqësinë të promovojë Burim Kukelin nga U21 në ekipin e parë”, thuhet në deklaratën e klubit, që ndër të tjera sjell në vëmendje kohën kur Kukeli luante në Kampionatin Europian, në krah të Amir Abrashit.

E nëse Kukeli promovohet si trajner i skuadrës së parë, vendin e tij te Grasshopper U21 e merr një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Sero Nokën, i cili ka qenë ndihmës i Kukelit te Grasshopper U21 dhe tani do të jetë trajner i parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat