Skuadra shqiptare sfidë me 19-herë kampionët e Italisë

Futboll

Skuadra shqiptare sfidë me 19-herë kampionët e Italisë

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 13:55
Egnatia

Pasi mbylli eksperiencën në raundin e parë të Conference League ku u eliminuan vetëm pas goditjes së 11-metërshave,

Egnatia do të nisë përgatitjet për sezonin e ri të Abissnet Superiore.

E ardhmja duket e ndritur për rrogozhinasit që kanë ndërtuar një skuadër konkurruese, ndërsa në mesin e muajit gusht, saktësisht më datë 13 i pret edhe një ndeshje luksi kundër Interit, lajm tashmë i konfirmuar edhe nga drejtuesit e klubit shqiptar.

Egnatia do të zbarkojë në Itali ty ku do të përballet me Interin, 19-herë kampionë të Italisë.

Një sfidë e cila padyshim do të shërbejë edhe si një promovim i jashtëzakonshëm për klubin rrogozhinas, por edhe për element të caktuar që janë pjesë e organikës së trajnerit Edlir Tetova.

Vëmendja sigurisht është e garantuar pasi përballë është Interi, skuadra nënkampione e Europës teksa në ditët e ardhshme pritet të ketë edhe më shumë detaje rreth kësaj ndeshje luksi për rrogozhinasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat