Media gjeorgjiane nuk e përtyp dot eliminimin e Dinamo Batumit

Futboll

Media gjeorgjiane nuk e përtyp dot eliminimin e Dinamo Batumit

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 14:56
Tirana

Tirana i ka dhënë një goditje të madhe Dinamo Batumit. Pas atij barazimi 1-1 në Air Albania, gjeorgjianët shiheshin si favorit për të kaluar më tej.

Por kjo nuk rezultoi të ishte e vërtetë pasi bardheblutë fituan 1-2 në transfertë.

Media gjeorgjiane, “Lelo”, ka shprehur gjithë zhgënjimin e saj në lidhje me këtë takim.

“Tirana nuk e humbi mundësinë për të fituar dhe për të kaluar më tej. Na kujtoi verën e 2020, kur po kjo Tirana fitoi kundër Dinamo Tbilisit.

Për fatin e keq, janë kaq shumë raste ku ekziston një hendek i madh mes dëshirës së tifozëve dhe mundësisë që kanë ekipet tona. Niveli është larg dëshirës dhe kërkesës europiane. Iluzioni po zhduket dalëngadalë”, shkruhet në median gjeorgjiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat