Klopp: Gjermania? Do ishte një nder, por vetëm pas Liverpool-it

Futboll

Klopp: Gjermania? Do ishte një nder, por vetëm pas Liverpool-it

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 15:48
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp mbetet emri më i njohur për rolin e trajnerit të kombëtares gjermane, sidomos pas rezultateve zhgënjyese të trajnerit aktual të Gjermanisë, Hansi Flick.

Klopp, duke komentuar zërat për të ardhmen e tij, nuk përjashtoi mundësinë e drejtimit të Gjermanisë, por vetëm pas përfundimit të kontratës së tij me Liverpoolin, e cila skadon në vitin 2026.

“Puna e trajnerit të kombëtares është dhe do të ishte një nder i madh, nuk ka dyshim për këtë”, tha Klopp në një tryezë të rrumbullakët të grupit të kompanive Fischer, siç raporton “Welt”.

Klopp është me skuadrën në grumbullim në Donaueschingen për t'u përgatitur për sezonin e ardhshëm. Me këtë rast ai vizitoi kompaninë ku babai i tij kishte punuar për 30 vjet si ambasador i markës.

"Problemi që pengon është besnikëria ime. Nuk mund të largohem nga Liverpool tani dhe të them se do të marr kontrollin e Gjermanisë për një periudhë. Nuk mund të funksiononte, madje as nuk ka pasur një kërkesë për këtë", theksoi trajneri gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat