Soares mund ta lë Arsenalin e t`i bashkohet Villarrealit

Futboll

Soares mund ta lë Arsenalin e t`i bashkohet Villarrealit

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 17:55
Soares

Villarreal dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin e Arsenalit, Cedric Soares.

Portugezi është lënë jashtë skuadrës për turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara dhe kjo mund të jetë një shenjë se largimi i futbollistit nga "Emirates Stadium" mund të ndodhë së shpejti.

Sipas mediave britanike, pos Villarreal edhe një numër i klubeve të Premier League po monitorojnë nga afër situatën e futbollistit. 

Tridhjetë e një vjeçari u bë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta në vitin 2020, duke luajtur pesëdhjetë e nëntë herë në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat