Icardi projekton transferimin në futbollin argjentinas

Futboll

Icardi projekton transferimin në futbollin argjentinas

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 18:04
Icardi

Fati i Mauro Icardit dukej se ishte në Turqi, ku sezonin e kaluar kaloi shumë mirë me Galatasaray.

Marrëveshja ishte afër arritjes me klubin turk, megjithatë gjendja shëndetësore e gruas së tij ka ndërprerë çdo operacion, në pritje të informacioneve të mëtejshme.

Wanda Nara, gruaja e tij, ngarkoi një postim në rrjetet sociale ku zbuloi se ajo iu ishte nënshtruar disa testeve mjekësore dhe rezultatet nuk ishin pozitive. Modelja dhe prezantuesja do të ketë një konsultë të re dhe është në pritje të një trajtimi të mundshëm që mund të kryejë.

Përballë kësaj situate, sulmuesi, ish-kapiteni i Interit planifikon të nënshkruajë me Galatasaray, por të luajë i huazuar në Argjentinë për gjashtë muaj, ku të jetë pranë gruas dhe familjes së tij. Sipas mediave të Amerikës së Jugut, nga Argjentina tashmë kanë shkruar se Wanda Nara është prekur nga leuçemia, një sëmundje e rëndë.

Po kështu i bëhet jehonë lajmit se Newells është një nga alternativat ku mund të luajë Icardi. Për momentin, sulmuesi artgjentinas dhe Wanda janë në pritje të rezultateve të analizave të reja mjekësore për të marrë një vendim mbi të ardhmen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat