Gjyqtarë nga Ukraina për ndeshjen e Ballkanit në Ligën e Konferencës

Futboll

Gjyqtarë nga Ukraina për ndeshjen e Ballkanit në Ligën e Konferencës

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 18:19
Pamje nga një ndeshje

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Ballkani garat evropiane do t’i vazhdojë në Ligën e Konferencës.

Në raundin e dytë të kësaj gare, kampionët e Kosovës do të takohen me Larnen e Irlandës së Veriut.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 25 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ora 20:45.

Nga UEFA janë zbuluar tashmë edhe emrat e të deleguarve për këtë përballje.

Denys Shurman do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësit e tij do të jenë Valentyn Kutsev dhe Dmytro Zaporozhenko.

Ndërkaq, Dmytro Panchyshyn do të jetë gjyqtari i katërt.

Katërshja e gjyqtarëve janë nga Ukraina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat