Teuta pranë ish-mbrojtësit të Partizanit

Futboll

Teuta pranë ish-mbrojtësit të Partizanit

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 18:28
Teuta

Teuta ka nisur prej kohësh përgatitjet për sezonin e ri. Trajneri Diego Longo po ndërton një skuadër me elementë kryesisht të ri në moshë, por që kanë eksperiencë në kampionatin shqiptar. Supersport mëson se pjesë e durrsakëve pritet që të jetë dhe Eneid Kodra.

23-vjeçari, i cili ishte pjesë e Kastriotit në dy sezonet e fundit, është pranë akordit me “Djemtë të Detit”.

Mbrojtësi i djathtë, i cili luan edhe si “shkatërrues”, luajti për tri vite me Partizanin përpara se të kalonte te Kastrioti.

Sezonin e fundit, Kodra luajti 29 ndeshje me krutanët, por skuadra e tij nuk arriti dot që të qëndronte në Superiore.

Teuta synon që në sezonin e ri, jo vetëm të ketë rezultate të mira, por dhe të prodhojë lojë të bukur.

Me interes pritet debutimi i italianit Longos tek durrsakët. 47-vjeçari xhenovez, në të shkuarën ka drejtuar në Shqipëri skuadrat e Kukësit dhe Flamurtarit.

Teuta ka siguruar deri tani shërbimet e emrave si Aldi Gjumsi, Arsid Kruja, Realdo Fili dhe Ergys Peposhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat